Main content

Profil i kompanisë Ksiouras PetrosKompania jonë është një nga kompanitë më të specializuara dhe më të besueshme në ndërtimet metalike dhe në ndërtime alumini në Republikën Hellene.

Përvoja jonë shumëvjeçare dhe njohuritë teknike, në evolucion të vazhdueshëm në këtë fushë, garantojnë produkte të standardeve të larta të teknologjisë evropiane, duke përdorur vetëm materiale të certifikuara dhe pjesë vartëse nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare dhe vendase të tregut, duke ndihmuar kështu edhe tregun hellen.

Biznesi ynë merr përsipër edhe instalimin e produkteve tona nga personel i specializuar, duke ofruar në këtë mënyrë shërbime të kompletuara tek klientët.

Kujdesi ynë kryesor është satisfaksioni i klientit nëpërmjet ofrimit të shërbimeve dhe materialeve cilësore, si kasa alumini, kangjella alumini të tipit INOX, sita, qepena alumini, dyer të blinduara, ndërtime speciale alumini, dyer garazhesh dhe streha, dulce bërë kështu realitet ndërtimet me kërkesa të larta dhe të komplikuara.

Ndërtime metalike Ndërtime InoksiMund t’ju ofrojmë të gjitha ato garancitë, që kërkoni për një bashkëpunim të përkryer në fushën e punimeve të aluminit dhe të hekurit. Klientët tanë gjatë gjithë këtyre viteve kanë qenë dhe mbeten reklama më e mirë.

Me bazë përvojën tonë shumëvjeçare dhe njohuritë teknike në këtë fushë, të cilat i evoluojmë vazhdimisht me teknologji dhe mekanizma të reja, vazhdojmë të jemi bashkëpunëtori ideal për profesionistin dhe për privatin me kërkesa.

Detyrimi ynë ndaj jush është cilësia e përkryer në ndërtimin dhe instalimin e veprave nga personel i specializuar, në çmime tepër konkurrente dhe të gjitha këto të dorëzuara në kohën e përshtatshme.

 

Miqësisht Ksiouras Petros